Drejtuesit kanë vendosur: Milan nxjerr në shitje yllin e saj

Një ndër emrat më të spikatur te Milani i Gatussos një sezon më parë ishte padyshim Franck Kessie.

Afrikani bëri një sezon mjaft të mirë dhe e ndihmoi jo pak ekipin e tij, që shkoi shumë pranë arritjes së zonës Champions.

Gjithsesi, sezonin aktual gjërat kanë ndryshuar. Kessie nuk duket më i njëjti, madje edhe vendin në formacion po e humbet pak e nga pak. Gjendur në këtë situatë, drejtuesit kuqezi po mendojnë seriozisht që ta shesin mesfushorin.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë vlerësohet rreth 25 milionë euro dhe largimi i tij nga San Siro mund të ndodhë që në muajin janar. Nga Premier League ka pasur shumë interes për Kessie, të paktën deri merkaton e verës, tashmë mbetet për t’u parë, por gjasat janë që Anglia të jetë destinacioni i radhës për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here