Zbulohen kandidatët kryesorë për pasuesin e Ancelottit te Napoli!

Tre trajnerë janë në listën e Napolit, në rast se Carlo Ancelotti shkarkohet nga stoli.

Ancelotti nuk po kalon momente të mira te Napoli dhe De Laurentiis ka filluar të mendojë për shkarkimin e tij dhe në listën e tij janë tre kandidatë për ta pasuar Carlon.

Emri i parë në listën e De Laurentiis është Luciano Spalletti. Spalletti është pa angazhman dhe eksperienca e tij në futbollin italian mund ta bind De Laurentiisin ta emërojë atë për trajner të Napolit.

Kandidati tjetër për pasuesin e Ancelottit është Massimiliano Allegri. 52-vjeçari është njëri nga trajnerët më të suksesshëm në Itali dhe për momentin është i lirë.

I fundit në listën e Napolit është ish-trajneri i Milanit Gennaro Gattuso. Gattuso kishte shfaqur lojë të mirë gjatë kohës së tij si trajner i Rosonerëve.

Mbetet ta shohim se çfarë do të vendos De Laurentiis.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here