Nëntë yjet që mund t’i transferojë Unitedi në janar

Mediat angleze kanë zbuluar një listë me nëntë lojtarë që Manchester Unitedi mund të nënshkruajë në afatin kalimtar të janarit.

Mediumi britanik The Mirror ka publikuar një listë me nëntë lojtarë që Unitedi mund të nënshkruajë në janar dhe gjasat janë që disa të transferohen.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka duruar një fillim të mjerueshëm të sezonit dhe aktualisht e gjejnë veten në vendin e dhjetë dhe 10 pikë larg katër të parave.

Ata duken tepër të mangët në mesfushë dhe nuk kanë arritur të zëvendësojnë Romelu Lukakun, i cili u largua drejt Interit në verë.

Këto duken dy repartet që Djajtë e Kuq pritet të intervojnë, ndërsa më poshtë keni emrat e lojtarëve që po lidhen me një kalim në Old Trafford.

Mario Mandzukic (Juventus)

James Maddison (Leicester City)

Erling Haland (RB Salzburg)

Moussa Dembele (Lyon)

Thomas Muller (Bayern Munich)

Kai Havertz (Bayer Leverkusen)

Timo Werner (RB Leipzig)

Bruno Fernandes (Sporting Lisbon)

Jadon Sancho (Borussia Dortmund)

Solskjaer ka thënë se Unitedi mund të forcohet në afatin kalimtar të janarit, por shumë emra do të jetë vështirë t’i arrijnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here