Pogba gjithnjë e më afër Juventusit

Klubi i madh italian, Juventusi është i gatshëm të rikthej në skuadër yllin francez të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Mesfushori francez u transferua në vitin 2016 në Old Trafford për një shifër rekord aso kohe prej 105 milionë euro.

Megjithatë, Pogba ka dështuar të bëhet lider i skuadrën dhe shpeshherë ka qenë në bankën e të akuzuarve shkaku i rezultateve të dobëta të Unitedit.

Situata e tij ka bërë që shumë klube evropiane të kërkojnë transferimin e tij, ndërsa edhe francezi është i interesuar të largohet nga klubi anglez.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Juventusi është i gatshëm të rris interesin e tyre për të nënshkruar me mesfushorin e Unitedit, Pogba.

Edhe reprezentuesi francez thuhet se pëlqen rikthimin në Torino, ndërsa transferimi i tij do të mund të kushtonte rreth 150 milionë euro.

Pogba gjithashtu u lidh edhe me një transferim te Real Madridi dhe Paris Saint-Germain.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here