Rodrygo zgjidhet lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve ka zgjedhur talentin e Real Madridit, Rodrygo Goes si më të mirin e javës.

E marta dhe e mërkura ka sjell ndeshjet e katërta të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Shumica e ndeshje kanë përfunduar me fitoret e favoritëve, por nuk kanë munguar as befasitë.

Edhe në aspektin individual shumë futbollistë shkëlqyen, ndërsa disa tjetër dëshpëruan.

Njëri që shkëlqeu shumë padyshim se ishte talenti brazilian i Realit, Rodrygo, i cili shënoi het-trik ndaj Galatasarayt.

Pas kësaj super-paraqitje, 18-vjeçari u vlerësua shumë duke u zgjedhur si lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve.

Talenti brazilian fitoi garën ndaj Keylor Navas, Heung-min Son dhe Achraf Hakimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here