Skuadra e njohur e Premierligës kërkon Xhakën

Është skuadra e Newcastle United që po shpreh interesim për mesfushorin e Arsenalit, raporton ‘The Times’.

Mesfushori i Zvicrës pritet të largohet nga Emirates Stadium, kur të hapet afati kalimtar i janarit.

Xhakës së fundi i është hequr shiriti i kapitenit te Arsenal, pas reagimit të tij ndaj tifozëve të Crystal Palace.

Në mediet angleze, raportohet se interesim për Granit Xhakën ka edhe nga Premierliga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here