Capello: te Milani vetëm dy lojtarë vlejnë!

Fabio Capello ka folur në kuadër të sfidës Juventus-Milan, ku është ndalur më së shumti te kuqezinjtë. Italiani është shprehur për “Gazzetta dello Sport” se Milani aktual nuk mund të ëndërrojë dhe duhet të jetë realist.

Sipas Capellos, problemi kryesor i kuqezinjve është merkato, pasi edhe në afatin kalimtar të verës, afrimi i disa lojtarëve ishte diçka e gabuar.

“Për fat të keq u shit te disa njerëz që nuk ia dinin vlerën një klubi historik si Milan. Tani është në duart e fondit Elliot, që duhet të merren edhe me borxhet nga e kaluara. Ata po përpiqen të ndërtojnë diçka, por në merkato gabuan me disa lojtarë, përveç Leao dhe Hernandez. Duhet të jenë realist. Milani aktual nuk mund të ëndërrojë!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here