Ferdinand zbulon sekretet e Ronaldos: Ja se si u bë më i miri

Një sportist mbresëlënës dhe model për të gjithë, Cristiano Ronaldo vazhdon të mahnisë me vazhdimësi dhe fizikalitet, rezultat i punës së përpiktë ndër vite.

Ish-partneri i tij, Rio Ferdinand, tregon një anekdotë interesante për mënyrën e jetesës së kampionit portugez. Ish-kapiteni i Manchester United kujton ekipin e njerëzve, që e ndiqnin çdo ditë CR7, qysh në karrierën e tij të hershme: “Ronaldo ishte personi i parë që pashë me një ekip të vetin. E kam fjalën për një ekip njerëzish, të cilëve mund t’iu besonte. Mbaj mend se, kur shkova në shtëpinë e tij, gjeta një duzinë njerëzish me të. 
E pyeta Ronaldon: Kush janë këta njerëz? Çfarë po ndodh? Dhe ai m’u përgjigj: Ky është kuzhinieri im, ky është fizioterapisti im, ky është mjeku im dhe ky është trajneri im personal. Kur u largua nga Manchester United, ai ishte tashmë më i miri në botë. Nëse do t’u jepja këshilla të rinjve, do t’u tregoja këtë shembull, këtë model. Me burimet e duhura financiare duhet të investojnë për veten e tyre në të njëjtën mënyrë”.

Rio Ferdinand më pas e krahason sulmuesin e Juventusit me Lebron James, me të cilin ndan një kujdes obsesiv për trupin: “Mbi Cristiano Ronaldo mund të flas me orë të tëra, e njëjta gjë vlen edhe për Lebron James. Ronaldo është 34 vjeç (35 i bën më 5 shkurt) dhe mbetet ende një nga më të mirët në botë, pasi ka qenë gjithmonë një nga dy të parët, për më shumë se një dekadë. LeBron ishte, gjithashtu, në krye të NBA për 17 sezone. Ronaldo dhe LeBron menjëherë e gjetën rrugën e duhur. Të dy investuan për të pasur ekipe njerëzish pas tyre, që të kujdeseshin për ta, për të siguruar që trupi dhe mendja të ishin gjithmonë në maksimum”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here