Marotta i thotë “jo” Contes për mesfushorin e Barcelonës

Shpërthimi i Kontes pas humbjes me Dortmundin, nuk i ndryshon planet e klubit. Trajneri ka kërkuar lojtarë me eksperiencë në arenën ndërkombëtare, por duket se dëshirat e tij nuk do të plotësohen.

Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, Marota konfirmoi para trajnerit se pronarët e Interit, nuk kanë ndërmend të marrin në skuadër dhe të paguajnë lojtar mbi moshën 30-vjeçare, siç është rasti i Vidalit, apo Rakitiçit.

 

Klubi duket se ka një strategji të qartë për të rinovuar ekipin me lojtarë të rinj si: Barela apo Sensi.

Tashmë mbeten të shihen lëvizjet e klubit në merkaton  e janarit, që pritet të jetë tepër aktive në kampin zikaltër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here