E pabesueshme: Berlusconi nuk e kishte emëruar Sarrin për trajner, pasiqë ai ishte komunist

Nëse njëra derë mbyllet, tjetra hapet. Si në jetën e përditshme edhe në futboll vlen e njejta.

Maurizio Sarri e din këtë më së miri që nga fillimi karrierës së tij  në Toskanë e pastaj te Empoli, Napoli, Chelsea dhe së fundmi trajner i Juventusit. Por kushedi se si do të ishte karriera e tij nëse do të ishte emëruar trajner i Milanit në vitin 2015.

Në vitin 2015 italiani ishte shumë pranë Milanit, por presidenti i atëhershëm Silvio Berlusconi kishte vendosur që mos ta emërojë atë për shkak se Sarri është komunist.

Këtë prapaskenë e ka zbuluar Galliani, i cili ia kishte sugjeruar Sarrin Berlusconit.

Berlusconi kishte refuzuar menjëherë Sarrin për shkak të bindjeve politike që ai ka dhe për shkak se ky i fundit njihej si një duhanxhi.

Milani kishte emëruar Sinisa Mihajlovic në vend të Sarrit, ndërsa trajneri serb ishte shkarkuar nga Rosonerët para përfundimit të sezonit.

Kushedi se çfarë do të ndodhte nëse Sarri do të ishte bërë trajner i Milanit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here