Maldini e admiron, Milan përgatit 30 milionë euro për yllin e Napolit

Lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë Elif Elmas u transferua te Napoli verën e kaluar nga Fenerbahce dhe menjëherë ka arritur ta mahnit publikun italian.

Siç raportojnë mediat italiane, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban janë të mahnitur me paraqitjet e Elmas dhe e dëshirojnë transferimin e tij që në janar.

Rosonerët e shohin Elmasin si një përforcim ideal dhe Milani është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për transferimin e tij. Napoli e bleu atë nga Fenerbahce për 16 milionë euro.

Megjithatë vështirë se Napoli do të heq dorë nga Elmas.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here