Emery ka gjashtë ndeshje për të shpëtuar punën e tij

Unai Emery nuk do të shkarkohet në ditët e ardhshme.

Trajneri i Arsenal është në një presion të madh, pas rezultateve tejet negative të Arsenal në ndeshjet e fundit.

Por, ‘Evening Standard’ raporton se Emery do të ketë edhe gjashtë ndeshje në dispozicion, për të shpëtuar punën e tij.

Spanjolli mund të shkarkohet para Krishtlindjes, në rast se forma e ‘Gunners’ nuk përmirësohet.

Mbetet të shihet se si do të ecin punët për Unai Emery.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here