Flet Sarri: Ja pse e zëvendësova portugezin

Duhej të ishte konferenca për shtyp e Mauricio Sarrit për ndeshjen, por u transformua në një pyetje-përgjigje për Ronaldon. Trajneri vlerësoi paraqitjen e skuadrës, por më pas vendosi të mos driblojë asnjë pyetje për yllin e Juves.

Përse e zëvendësuat Ronaldon?

Paulo pati probleme gastrike që përpara ndeshjes ndaj Lokomotivës dhe kisha dyshime mbi rezistencën e tij për 90 minuta ashtu siç kisha edhe për Ronaldon, i cili në 20-25 ditët e fundit nuk po stërvitet me vazhdimësi. Doja ta mbroja dhe që sot (dje) në mëngjes kishim rënë dakord se do të alternonim aktivizimet e sulmuesve tanë.

Cili ishte reagimi i Ronaldos në përfundim të ndeshjes? 

Nuk e di sepse nuk u ktheva në dhomat e zhveshjes me djemtë. Ronaldon mundemi vetëm ta falënderojmë për mënyrën se si është vendosur në dispozicion. Nëse mërzitet për një zëvendësim, mua më vjen mirë sepse do të thotë që ndihet i përfshirë dhe do me çdo kusht të ndihmojë shokët. Do të isha i habitur dhe i zhgënjyer me Ronaldon nëse nuk do të mërzitej… Për mënyrën se si ka sakrifikuar, unë, klubi dhe lojtarët mundemi vetëm ta falënderojmë.

 

Nëse nuk është mirë, përse nuk luajti ndaj Leçes?

Nuk më kujtohet kur e ka marrë goditjen Ronaldo, por ka ndodhur pas Leçes, një ose dy ditë më pas. Që nga ajo ditë ka vështirësi në mbështetjen e këmbës dhe nga ky shqetësim ka efekte anësore.

Mund të na e shpjegoni më mirë problemin? 

Ka marrë një goditje dhe ka një hematomë. Më duket se bëhet fjalë për gjurin e djathtë, por nuk dua të gabohem. Problematika nuk është e madhe, por mjafton për ta penguar të stërvitet në maksimum.

Përse i duhej të largohej nga stadiumi? A nuk është kjo mungesë respekti ndaj ekipit?

Nuk e di kur ka ikur sepse djemtë i urova nga pragu i derës që lidh hapësirën time me të tyren. Nëse vërtet është, larguar atëherë do ta zgjidhë ai me shokët e tij.

Përse u vonuat të futeni në fushë në pjesën e dytë? 

Ne hymë kur na lajmëruan. Zilja ra dhe ne zbritëm menjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here