Interi tenton “goditjet” me parametra zero

Dris Mertens i Napolit nuk është elementi i vetëm që lirohet së shpejti me parametër zero dhe është përfshirë në radarët e Interit. 

Sipas raportimit të djeshëm të mediave italiane, janë disa profilet që po vëzhgohen nga drejtuesit zikaltër për merkaton e janarit. Në veçanti, përveç emrave që kanë qarkulluar gjatë kohëve të fundit, po monitorohen edhe dy emra të rinj: anësorët e PSG-së, belgu Tomas Munir dhe francezi Lejvin Kurzava.

 

Të dyve, pra, u skadon kontrata qershorin e ardhshëm dhe nuk kanë nisur bisedimet për rinovimin me klubin kampion France në  fuqi. Pëlqehen më shumë se Mateo Darmian i Parmës, për nga fakti se kushtojnë pak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here