Kessié sherr me Piolin, Milani gati të shesë mesfushorin…

Për Frenk Kesin, vonesat gjatë javës së fundit kanë qenë vetëm pika që mbushin kupën. Sipas medieve, lojtari jo vetëm që është vonuar, por edhe në stërvitje nuk ka shfaqur profesionalizëm. 

Kujtojmë se edhe vitin e kaluar vonesat kanë qenë një konstante e mesfushorit, i cili, sikur të mos mjaftonte pati edhe një sherr me Bilian në derbin me Interin. Përpos atij episodi, 22-vjeçari u bë protagonist së bashku me Bakajokon edhe për talljen me fanellën e Açerbit pasi Milani mundi Lacion.

 

Vonesat dhe qëndrimi aspak profesional kanë “mundësuar” përjashtimin nga ekipi, teksa sipas një prapaskene të raportuar dje, lojtari thuhet të ketë pasur edhe një sherr me trajnerin Pioli. Tashmë klubi është i bindur për ta shitur, teksa në janar do të studiohet largimi i tij, madje mund të shfrytëzohet pikërisht shitja e tij për të arritur te Nemanja Matiçi. Mesfushori është jashtë planeve të Ole Gunar Solskajerit dhe në merkaton dimërore mund t’u thotë lamtumirë “Djajve të kuq”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here