Presidenti i Barcelonës jep lajmin e madh për Messin dhe tifozët

Edhe pse në moshën 32 vjeç, Messi vazhdon të vendosë standarde të reja të përsosmërisë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, ku i kanë mbetur edhe dy vjet në kontratën e tij aktuale në ‘Camp Nou’.

Ekziston një klauzolë e përfshirë në marrëveshjen e argjentinasit, e cila i jep mundësinë të largohet nga Barça për asgjë në fund të çdo sezoni, me përgatitjet tashmë që janë bërë për daljen e tij.

“Me siguri do të jetë dëshira e të gjitha palëve, nëse ai [Messi] ndihet i fortë dhe ambicioz, le ta zgjasë këtë kontratë në kohë të pacaktuar”, filloi Bartomeu.

“Në fund të fundit është ai që duhet të vendosë. Ai ka fituar të drejtën të vendosë se kur do të ndalojë të luajë futboll. Por ashtu si ai tha disa javë më parë, ai dëshiron të përfundojë karrierën e tij te Barcelona”.

“Gjatë dy ose tre sezoneve të ardhshme, lideri ynë do të vazhdojë të jetë Leo Messi. Nuk ka dyshim se ai është akoma i ri, ende i fortë. Është akoma ambicioz”.

“Kështu Leo Messi do të luajë akoma me ne për dy, tre, katër ose pesë vjet. Nuk kam dyshime për këtë”, tha i pashqetësuar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here