Son bën një tjetër veprim të madh: I vë duart në kokë djaloshit që të mos laget nga shiu

Anësori koreano-jugor bëri një veprim të jashtëzakonshëm, në ndeshjen mes Tottenham Hotspur dhe Sheffield United e cila përfundoi baras 1-1.

Pak para se të fillonte takimi, Son doli së bashku me bashkëlojtarët në fushë dhe si përherë maskotat që i shoqërojnë ata para fillimit të çdo sfide.

Moti ishte jo i mirë gjatë kësaj kohe dhe ylli i Spurs vendosi t’i vinte duart mbi kokën e fëmijës që po e shoqëronte në mënyrë që të mos e lagte shiu.

Kjo video është bërë virale në internet, pasi disa ditë më parë ishte i njëjti lojtar që i theu këmbën Andre Gomes por bëri bujë me reagimin dhe kërkimfaljet e tij.

Ndryshe, Son shënoi golin e vetëm të skuadrës së Pochettinos ndaj Sheffield, duke e vazhduar formën e dobët në të cilën po kalon skuadra londineze këtë edicion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here