“Dhimbje kokë” për Conten, mbrojtësi i Interit dëmtohet dhe lë grumbullimin e Kombëtares

Alesandro Bastoni, lojtari i Interit ka lënë grumbullimin e Kombëtares U-21 të Italisë. Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, mbrojtësi ka pasur një dëmtim, të pësuar në ndeshjen Inter-Verona.

Mendohej se do të kishte përmirësim, por lojtari nuk ka mundur të rikuperojë dhe ka lënë grumbullimin. Ende nuk dihet problemi dhe sa do të zgjasë rikuperimi për mbrojtësin.

Nuk kanë fund problemet për Konten, i cili duhet të gjejë zgjidhje për të përshtatur skemat, me lojtarët që po dëmtohen kaq shumë.

Kujtojmë që armiku më i madh i Interit këto javë kanë qenë dëmtimet e shumta, që kanë kushtëzuar trajnerin e zikaltërve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here