PSG e do Viniciusin për ta lejuar kalimin e Mbappes te Real Madridi

Paris Saint-Germain është në presion nga e ardhmja e Kylian Mbappes, pasi Real Madridi e do me ngulm transferimin e francezit.

Los Blancos e duan transferimin e fituesit të Kupës së Botës, mirëpo kampioni i Ligue 1 po refuzon ta shesë sulmuesin.

Sipas asaj që raporton Sport, skuadra franceze do ta lejonte largimin e Mbappes, vetëm nëse do ta merrte si shkëmbim Vinicius Juniorin.

 

Me formën e lartë të Rodrygo Goes, minutat janë të limituar për sulmuesin brazilian deri më tani në këtë sezon.

Zinedine Zidane po e preferon para Viniciusit bashkëkombësin e tij dhe një marrëveshje me Parisin është e mundur.

Por, Real Madridi duhet të paguajë edhe një shumë shtesë dhe shërbimet e sulmuesit të talentuar për ta transferuar Mbappen në Santiago Bernabeu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here