Situatë tensionuese te Anglia, lojtarët dalin kundër Southgate

Mediet në Angli raportojnë se lojtarët brenda kombëtares mendojnë se ka pasur reagim të tepërt në lidhje me incidentin mes Sterling dhe Gomez në ‘St George’s Park’.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, reagoi menjëherë duke lëshuar një deklaratë publike.

Ai ka vendosur të suspendojë Sterlingun për ndeshjen kundër Malit të Zi.

Burimet tregojnë gjithashtu se ka pasur një ndjenjë brenda kampit se çështja është dashur të qëndrojë brenda shtëpisë, pasi Sterling kuptoi gabimin dhe kishte kërkuar falje.

Rol kyç në këtë pajtim ka pasur Jordan Henderson, mesfushori i Liverpoolit, i cili edhe pse nuk ishte në grumbullim te kombëtarja, përmes telefonit ka ndikuar te të dy futbollistët, për të vendosur paqe.

Anglia më 17 vjen në Prishtinë, për sfidën kundër Kosovës në ‘Fadil Vokrri’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here