Tronditet futbolli italian, Conte merr kërcënime serioze nga bandat

Trajneri i Interit, Antonio Conte, po merr mbrojtje të afërt nga policia italiane pasi i është dërgur një plumb së bashku me një letër kërcënuese.

Sipas gazetës ‘Corriere della Sera’ dhe ‘Gazzeta dello Sport’, Conte ka marrë një zarf që përmbante një sëri kërcënimesh anonime dhe një plumb.

Ky është një akt i njohur frikësimi, me plumba të dërguara së fundmi për politikanë të ndryshëm në Itali.

Raportohet se tashmë një hetim është hapur, por Conte vazhdon të marrë mbrojtje policore.

Autoritetet e sigurisë në Itali këto kërcënimi janë duke i marrë seriozisht.

Për Conten ka pasur ankesa edhe nga ultrasit e Juventusit, pasi ish trajneri i tyre mori drejtimin e rivalëve të Inter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here