Juventus piketon dy lojtarët e Chelsea

Edhe pse ka yje dhe shumë lojtarë në përbërje, Juventusi duket se ka nevojë për përforcime në janar.

Bardhezinjtë vuajnë në krahun e djathtë, aty ku Kuadrado është kthyer në mbrojtës, pasi De Shiljo dhe Danilo nuk po bindin. Ndërkaq probleme ka dhe në krahun e majtë ku i disponueshëm është Aleks Sandro, i cili kur pushon zëvendësohet nga De Shiljo.

 

Kështu siç raporton “Corriere Della Sera”, bardhezinjtë do të futen në merkato dhe momentalisht janë dukë vëzhguar dy lojtarët e Çelsit.

Bëhet fjalë për Emerson Palmieri dhe Markos Alonso, dy mbrojtës krahu, të cilët Sarri i kishte nën  urdhëra te “Blutë e Londrës”.

 

Të dy lojtarët nuk kanë kosto të mëdha dhe nuk është çudi që njëri prejt tyre të bashkohët me “Zonjën” gjatë janarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here