Kjo pritet të jetë skuadra e re e Xherdan Shaqirit

Galatasaray po mendoj të rindërtojë ekipin për edicionin e ri, pas problemeve që po ka në ndeshjet e këtij sezoni.

Trajneri Fatih Terim e di që krahët janë problemi kryesor i ekipit të tij, sidomos pas barazimit të djeshëm nga Club Brugge. Dy emra kanë dalë në pah në këtë drejtim.

Onyekuru është emri i parë që lidhet me gjigantin turk. Nigeriani luan te Monaco, mirëpo nëse nuk do të ketë ndonjë mosmarrëveshje në momentin e fundit, anësori 22-vjeçar do të veshë edhe një herë fanellën e Galatasaray në gjysmën e dytë të sezonit, shkruan e përditshmja Fanatik.

Emri i dytë në radar është një lojtar që është lidhur edhe më herë me Galatan. Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin, i cili nuk po gjen hapsirat e nevojshme te ekipi aktual Liverpool .

Këtë sezon, 28-vjeçari ka luajtur në 4 ndeshje dhe në total vetëm 25 minuta, çka ka bërë që interesimi i Galatasarayt të merret shumë parasysh nga përfaqësuesit e tij.

Onyekuru në anën e majtë dhe Shaqiri në anën e djathtë pritet të jenë zgjidhja e problemeve të skuadrës turke, që shpresojnë ta kthejnë titullin kampion në shtëpi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here