Zbulohen kandidatët kryesorë për pasuesin e Emery te Arsenali

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri dhe trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti janë shfaqur si pretendentë kryesorë për të pasuar Unai Emeryn te Arsenali.

Humbja e mbrëmshme 2-1 ndaj Eintracht Frankfurtit në Ligën e Evropës dëshmoi se ishte ndeshja e fundit e spanjollit në krye të Topçinjve, dhe tani klubi është duke kërkuar një zëvendësim.

Sipas mediumit britanik The Telegraph, Arsenali po shikon Ancelottin, i cili po kalon një periudhë të vështirë në San Paolo.

Sidoqoftë, Napoli do të kishte të drejtë në kompensim të konsiderueshëm pasi 60-vjeçari është kontraktuar me Napolin deri në vitin 2021.

Nga ana tjetër, Allegri ka lëvizur lart në treg, duke u pozicionuar si njëri ndër favoritët kryesor për stolin në Emirates.

Ish-trajneri i Milanit është pa punë që prej largimit nga Juventusit gjatë verës dhe ishte i lidhur me Arsenalin para se Emery ta merrte drejtimin në maj të 2018.

Përveç këtyre dy trajnerëve në listë të drejtuesve të Arsenalit është edhe Nuno Espirito Santo, Mauricio Pochettino, Mikel Arteta dhe Patrick Vieira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here