Barcelona nis sulmin: Një yll dhe 70 milionë euro për Lautaron!

Barcelona është e vendosur që ta transferojë Lautaro Martinezin në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi argjentinas po shkëlqen te Ineri në këtë edicion dhe Blaugranasit e kanë bërë prioritet transferimin e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, kampioni i La Liga-së po përgatit një ofertë të parefuzueshme për lojtarin.

Raportohet se skuadra katalonase është e gatshme që të paguajnë 70 milionë euro dhe të ofrojnë shërbimet e Arturo Vidalit për Martinezin.

Mesfushori kilian thuhet se nuk është në planet e Ernesto Valverded dhe Antonio Conte shpreson që ta transferojë në Giuseppe Meazza në këtë afat kalimtar të janarit.

Por, Barcelona mund ta bllokojë kalimin e Vidalit, në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse në verën e vitit 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here