Inter përsëri për shopping në Argjentinë: Neroaxurët transferojnë yllin e River Plate

Interi shikon sërish në Argjentinë për përforcime.

Zëvendëspresidenti i zikaltërve, Javier Zanetti, së fundmi u raportua se ishte në vendlindje për të studiuar goditjen Martinez Quarta, mbrojtësin 23-vjeçar të River Plate dhe një interesim të tillë e konfirmon edhe menaxheri i lojtarit, Gustavo Goni.

Ai tha se për futbollistin do të ishte nder të vishte fanellën e Interit, teksa bëri të ditur se ka një klauzolë largimi 22 milionë euro me klubin argjentinas.

Gjithsesi, zikaltrit, e shikojnë një goditje të tillë për verën e ardhshme, pasi reparti i mbrojtjes është “ok” dhe në janar prioritet në merkato do të kenë mesfusha dhe sulmi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here