Reali ka gjetur pasuesin e Ramos në Serie A, gati oferta stratosferike

Siç raporton Calciomercato.com, Reali po përgatit një ofertë stratosferike për mbrojtësin e Napolit Kalidou Koulibaly.

Los Blancos e shohin Koulibalyn si pasuesin ideal të Sergio Ramos dhe do të bëjnë çmos për të siguruar shërbimet e senegalezit verën e ardhshme.

Napoli është në një krizë rezultatesh dhe Napoletanët gjenden në pozitën e 7-të në Serie A.

Përveç kësaj presidenti Aurelio De Laurentiis pritet që të shesë yjet e skuadrës për të rindërtuar Napolin nga e para.

Napoli pritet të kërkojë më së paku 100 milionë euro për Koulibalyn dhe Reali sipas të gjitha gjasave do ta thejë rekordin duke e bërë senegalezin mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here