Nga heronj në dështak: Milan nxjerr në shitje dy yjet e skuadrës

Atletico Madrid dhe Sevilla kanë hedhur sytë nga Milani.

Spanjollët duan që të përfitojnë nga sezoni aspak i mirë i dy lojtarëve: Piatek dhe Calabria. Polaku pritej të shpërthente përfundimisht këtë sezon, por deri tani me vetëm 3 gola (dy me penallti) në 14 ndeshje ka treguar limitet e tij.

Milani është pranë Zlatan Ibrahimovic, teksa duhet thënë dhe se Piatek, nëse nuk zhbllokohet edhe këto dy ndeshje, në janar mund të largohet. Simeone e ka ndjekur dhe interesohet, sipas medieve iberike. Huazimi me të drejtë blerje mund të jetë një mundësi.

Ndërkohë, edhe Calabria ka interesim nga Sevilla. Milani do të kënaqej me 15 mln euro për mbrojtësin që është produkt i të rinjve, teksa do të ishin plusvlera të gjitha. Calabria ka humbur titullaritetin pasi Conti është bërë i pazëvendësueshëm në krah të djathtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here