‘El Clasico’ në merkato, Reali dhe Barcelona “përplasen” për “yllin” e Serisë A

Fabian Ruiz është një nga lojtarët më të talentuar që ka Napoli në përbërje dhe De Laurentis e sheh 23-vjeçarin si një burim të mirë të ardhurash në të ardhmen.

Talenti i tij ka rënë në sytë e gjigantëve spanjollë Barcelona dhe Real, që janë gati të blejnë futbollistin.

Siç raporton “Corriere Dello Sport”, Reali është në avantazh për të blerë shërbimet e lojtarit, që ndiqet dhe nga Barcelona, e cila e sheh veten pas madrilenëve.

Fabian Ruiz këtë sezon ka luajtur 17 ndeshje, ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asist. Në Madrid spanjollin e shohin si pasardhësin e Modriçit në mesfushë dhe do tentojnë pa rreshtur ta joshin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here