Buffon pritet ta barazojë rekordin e Maldinit

Gianluigi Buffon është ftuar për ndeshjen ndaj Sampdorias nga Juventusi, pasi Wojciech Szczesny ka dështuar të rikuperohet me kohë nga lëndimi.

Sky Sport Italia raporton se polaku, që humbi takimin ndaj Udineses në fundjavën që shkoi, ka probleme muskulore dhe do të mungojë edhe në këtë takim.

Raportimet e mediave italiane bëjnë me dije se Buffon pritet të jetë titullar në takimin ndaj Sampdorias.

Nëse ndodhë një gjë e tillë, atëherë legjenda e Azurrëve pritet të shkruajë histori në Serie A.

Paolo Maldini e mban rekordin me më së shumti paraqitje në ligën italiane me gjithsej 647, por 41-vjeçari pritet që ta barazojë atë.

Wojciech Szczesny pritet të rikthehet te Juventusi në përballjen me Lazion në Superkupën e Italisë më 22 dhjetor që zhvillohet në Riyad të Arabisë Saudite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here