Cataldi e mbyll finalen me një super gol, Lazio fiton Superkupën e Italisë (VIDEO)

Nga Roma në Ryhad, Arabi Saudite! Lazio kthehet të triumfojë në Superkupën e Italisë sërish ndaj Juventusit, duke e thyer këtë herë jo 3-2 si dy vite më parë, në gusht 20.

17, por me rezultatin 3-1, në një finale ku djemtë e Inzaghit treguan edhe njëherë se janë një kockë e fortë dhe një skuadër e cila këtë sezon mund të synojë edhe titullin me pak fat dhe ecuri.

Thomas Strakosha triumfon kështu dhe siguron trofeun e tretë në pak vite me bardhekaltërit, pasi sezonin e shkuar mori Kupën e Italisë (finalja ndaj Atalanta) dhe dy vite më parë pikërisht Superkupën si protagonist.

Pas golit të Luis Albertos, Dybala barazoi gjithçka në pjesën e parë, por në të dytën, bardhekaltërit gjetin golin e bukur me Lulic dhe, në fund, Cataldi çoi shifrat në 3-1 me një perlë nga goditja e dënimit, teksa Bentancur doli edhe me karton të kuq.

Cristiano Ronaldo mbetet “thatë” dhe duke mos lënë gjurmë me një gol këtë mbrëmje!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here