Milani i vendos çmimin Kessies

Milani ka vendosur përfundimisht ta shes mesfushorin Franck Kessie

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka kërkuar largimin nga Milani edhe në afatin kalimtar të verës, por në klub nuk erdhi oferta e duhur.

Kessie nuk ka pasur një sezon të mirë dhe kërkon me ngulm largimin në janar.

Milani i ka plotësuar lojtarit dëshirën pasi ka vendosur që ta shes gjatë afatit kalimtar të janarit.

Rossonerët tanimë i kanë vendosur edhe çmimin e largimit, pasi për ta lënë të lirë atë duan 30 milionë euro.

Wolverhampton Wanderers, West Ham United, Monaco dhe Schalke 04 janë skuadrat e interesuara për transferimin e afrikanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here