Valverde: Liverpooli, fajtori pse nuk e fituam Kupën e Mbretit sezonin e kaluar

55-vjeçari gjithashtu pranoi se eleminimi nga Roma një vit para ndikoi psikologjikisht në lojtarët e tij në Anfield.

“Deri në Liverpool, ne kemi pasur një Ligë të Kampionëve të pabesueshme”, tha Valverde në një intervistë për faqen zyrtare të Barcelona.

“Në Anfield, ne kishim shanse, por ata shënuan herët dhe psikologjikisht filluam të shqetësoheshim se ajo që ndodhi në Romë mund të ndodhë përsëri”.

“Kishte një moment dobësie dhe ne paguam për të. Ishte një nga momentet më të vështira të vitit”.

“Ne duhet të pranojmë se goditja që morëm në Liverpool do të thoshte se morali ynë ishte poshtë përpara finales së Kupës së Mbretit [kundër Valencias]”.

“Nëse do të fitonim kundër Liverpoolit, do të kishim fituar gjithashtu finalen e KM”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here