Gattuso kërkon përforcime në ekip, Napoli bën “presion” për lojtarin e Milanit

Xhenaro Gatuzo mori drejtimin e Napolit para pak kohësh, teksa pasoi në stolin e të kaltërve, Karlo Ançelotin, i cili u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.

Tashmë Gatuzo i ka kërkuar drejtuesve disa përforcime në ekip, dhe ia u ka bërë të qartë futbollistin që dëshiron.

Sipas asaj që shkruan “Il Mattino”, 41-vjeçari dëshiron në ekip një futbollist që e ka pasur nën urdhrat e tij gjatë kohës kur drejtonte Milanin. Bëhet fjalë për Rikardo Rodrigez, i cili po gjen shumë pak hapësira te kuqezinjtë, dhe dëshiron largimin nga “Djalli”.

Thuhet se drejtuesit po përpiqen t’ia plotësojnë këtë dëshirë trajnerit dhe janë hedhur në sulm për ta afruar në ekip mbrojtësin zviceran.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here