Kulusevski in, një tjetër out: Barcelona dhe Roma në garë për yllin e Juventusit

Juventusi firmosi me Dejan Kulusevskin, i cili do të bashkohet me skuadrën në muajn qershor.

Ardhja e futbollistit të Parmës, duket se do të ndryshojë shumë gjëra në kampin bardhezi, siç raporton Calciomercato.com. Federico Bernardeschi është lojtari më i rrezikuar nga Juventusi me ardhjen  e Kulusevskin. Ish-lojtari i Fiorentinës, këtë sezon nuk po bind aspak dhe është “hija” e vetës së tij.

Sarri i ka dhënë shumë mundësi, por ai nuk i ka shfrytëzuar siç duhet dhe largimi i tij do të varet nga 6 muajt e ardhshëm.

Nëse ai kap formën e dëshiruar, qëndrimi është i mundur, por nëse jo, Juventusi do ta shesë lojtarin. Barcelona ka shfaqur interes, por performancat e tij të dobëta, kanë bërë që të hiqet disi fokusi nga italiani.

Ndërsa Roma duket skuadra më e interesuar për futbollistin e Kombëtares italiane, nga i cili pritet shumë duke patur parasysh aftësitë që ka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here