Një tjetër shqiptarë te Lazio, Tare transferon yllin e Veronas

Marash Kumbulla është një nga lojtarët më të kërkuar të momentit në merkato.

Mbrojtësi shqiptar aktivizohet titullar te skuadra e Veronës, në Serinë A, duke ngjallur interesin e shumë klubeve, një prej tyre është edhe Lacio e drejtorit sportive Igli Tare.

Biondi vlonjat, po tenton të bindë 19-vjeçarin që të bashkohet me Lacios, teksa për të arritur te Kumbulla do të përdorë një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për mesfushorin Valon Berisha, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e Veronës.

Kumbulla është vlerësuar 15 milionë euro së fundmi, teksa mediat italiane bëjnë me dije se drejtuesit kryeqytetas janë të gatshëm të ofrojnë para si dhe mesfushorin Berisha, për të siguruar shërbimet e talentit Kumbulla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here