Lacio mposhti me përmbysje Breshan, por shikoni si vlerësohet Strakosha nga mediat italiane

Lacio mposhti ditën e sotme me përmbysje Breshan, me rezultatin 2-1.

Ishte Imobille heroi i gjithë takimit, teksa realizoi dy herë për ekipin e tij, duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së Inzagit.

Një paraqitje të mirë tregoi edhe portieri i Shqipërisë, Tomas Strakosha, i cili realizoi edhe disa pritje.

Gardiani kuqezi është vlerësuar me notën 6 nga “Tuttomercatoweb”, teksa në shkrimin për të thuhet: “Baloteli ia del ta mposhtë atë në një rast, ndërsa në pjesën tjetër ai është shumë i kujdeshëm dhe i vëmendshëm.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here