Ibrahimovic zbulon se çfarë i mungon Milanit pas ndeshjes me Sampdorian

Zlatan Ibrahimovic debutoi ditën e sotme me Milanin, teksa u aktivizua në minutën e 55-të.

Gjithsesi, suedezi nuk arriti të ndihmonte kuqezintjë, të cilët barazuan pa gola ndaj Sampdorias. Në fjalët e tij të para pas ndeshjes, Ibra u shpreh se debutimi ishte i bukur dhe e ktheu 9-10 vite pas. Gjithashtu, gjiganti i sulmit tregoi edhe se çfarë i mungon Milanit.

“Ndjeva shumë adrenalinë dhe emocione, që më çuan 9-10 vite pas në kohë. Raportmi me tifozët është i mirë gjithmonë, më japin shumë motivim. Duket që kemi pak probleme për të gjetur golin, jemi shumë pak konkretë përpara portës. Jam këtu prej katër ditësh dhe po përpiqem t’i ndihmoj të gjithë. Mungon vetëm pak më shumë besim.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here