Inter – Vidal, vjen vendimi i fundit nga Barcelona

Barcelona ka një lajm të keq për Interin.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se klubi nga Camp Nou ka vendosur që Arturo Vidal të mbetet në Camp Nou.

Mesfushori kilian ka zgjuar interesim nga Nerazzurrët, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Mirëpo, Barcelona ka insistuar se Vidal nuk është në shitje, së paku deri në fund të këtij sezoni.

Vidal ka shfaqur formë të shkëlqyeshme duke shënuar gola të rëndësishëm në javët e fundit te Barcelona.

Kurse, trajneri i Interit, Antonio Conte kërkon ribashkimin me Vidalin në Giuseppe Meazza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here