Isco barazon rekordin e Zidane, thyen rekord për pasime

Isco e pati një paraqitje mbresëlënëse në fitoren me rezultat 3:1 të Real Madridit kundër Valencias të mërkurën.

Këtë paraqitje në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, ai e vulosi me golin e tij të parë për këtë sezon.

Zinedine Zidane ia kishte besuar spanjollit një vend në formacionin e parë në barazimin me rezultat 2:2 të Realit kundër Paris Saint-Germainit më 26 nëntor. Që nga atëherë, Isco është përmirësuar dukshëm.

Rreth dhjetë minuta para se të përfundonte pjesa e parë e ndeshjes kundër Valencias, Iscos iu kthye topin brenda 16-metërshit dhe ai arriti ta mposhtë portierin Jaume Domenech me goditjen e tij.

Disa minuta më vonë, Isco e pati rastin ta shënojë edhe një gol tjetër, mirëpo goditja me kokë u ndal nga shtylla.

Isco i ka shënuar gjithsej 49 gola për Real Madridin, duke arritur ta barazojë rekordin e Zinedine Zidane, Davor Suker, Juan Sanudo dhe Francisco Aguilar.

Isco gjithashtu e theu rekordin e tij personal për më së shumti pasime të suksesshme në një ndeshje, me gjithsej 96 të kompletuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here