Revolucion te Milani: Allegri trajner, gati se të gjithë lojtarët në shitje

Te Milani po përgatitet një revolucion i vërtetë, raporto Corriere della Serra.

Drejtuesit e Rosonerëve kanë humbur durimin dhe do të nxjerrin në shitje gati se të gjithë lojtarët.

Lojtarët e paprekshëm janë Donnarumma, Ibrahimovic, Leao, Bennacer dhe Romagnoli.

Për lojtarët e tjerë Milani do të presë oferta, ndërsa disa prej tyre Rosonerët planifikojnë ti shesin gjatë kësaj merkatoje. Piatek është pranë transferimit te Tottenham, ndërsa drejt largimit janë edhe Kessie, Suso dhe Paqueta.

Corriere della Sera, raporton se  Milani do ta emërojë Massimilano Allegrin për trajner dhe Rosonerët pritet të firmosin një kontratë afatgjate me strategun italian, për të ndërtuar një skuadër të fortë.

Drejtuesit e Milanit me paratë e arkëtuara nga shitja e lojtarëve do tia sigurojnë Allegrit një buxhet të madh për verën e ardhshme.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here