Juventusi sakrifikon Bernardeschin për dy yjet e Romës

Raportohet se Juventusi dëshiron t’i ofrojë Romës Fedrico Bernardeschin dhe para për Lorenzo Pellegrinin e Nicoilo Zaniolon.

25-vjeçari po dështon ta tregojë vetën te Zonja e Vjetër në këtë sezon, pasi ka shënuar një gol dhe nuk ka bërë asnjë asistim në 18 paraqitje.

Sipas Calciomercatos, Maurizio Sarri ka kërkuar nga bordi i skuadrës që ta largojnë Bernardeschin me të përfunduar ky edicion.

Gazeta italiane bën të ditur se torinezët po planifikojnë që të bëjnë biznes me Giallorossët, duke i ofruar lojtarin dhe para për Pellegrini dhe Zaniolon.

Roma po kalon nëpër një krizë financiare dhe thuhet se shitja e klubit tashmë është punë e kryer, por që mund t’i humbet dy lojtarët që po kalojnë nëpër një formë të lartë.

Juventusi do të përballet me rivalin nga Serie A nesër (e diele) nga ora 20:45 në Olimpico, e që do të jetë një mundësi e artë që t’i shikojnë të dy lojtarët nga afër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here