Bombë: Interi transferon yllin e Milanit!

Milani dje fitoi ndaj Cagliarit 2-0, ndërsa Interi barazoi me Atalantën 1-1 në gjiron e 19-të të Serie A.

Merkatoja në Itali ka filluar mjaftë mirë. Milani transferoi Ibrahimovicin, ndërsa Interi ka nisur sulmin për Giroud, Eriksen dhe Young.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, trajneri i Interit, Antonio Conte dëshiron yllin e Rosonerëve, i cili nga tifozët e Milanit konsiderohet si huqja më e madhe në historinë e klubit.

I paguar 28 milionë euro, të gjithë kanë pritur që ai të jetë e ardhmja e Milanit, mirëpo deri më tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Franck Kessie shkëlqeu gjatë kohës te Atalanta, mirëpo te Milani nuk ka arritur ta shfaq potencialin e tij. Këtë sezon ka luajtur 16 ndeshje me Rosonerët dhe ka shënuar një gol.

Conte është në kërkim të një mesfushori dhe e pëlqen Kessien, por mbetet ta shohim vendimin e drejtuesve të Interit.

Milani nga ana tjetër është i gatshëm ta shesë Kessien, ndërsa vendin e Ivorianit pritet ta zërë Alfred Duncan nga Sassuolo. Duncan po shkëlqen te Sassuolo këtë sezon dhe Milani është i gatshëm t’ia besojë mesfushën ganezit.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here