Bombë nga Spanja: Allegri trajneri i ri i Barcelonës!?

Ernesto Valverde duket se i ka orët e numëruara si trajner i Barcelonës.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona ka vendosur ta shkarkojë Valverden pas humbjes në Superkupën e Spanjës.

Disa emra janë përmendur si pasues të Valverdes, mirëpo siç raporton Mundo Deportivo, Barcelona së fundmi ka kontaktuar Massimiliano Allegrin.

52-vjeçari është i lirë pas largimit nga Juventusi verën e kaluar. Allegri drejtoi Juventusin për pesë sezone dhe fitoi 5 Scudetto me Biankonerët.

Barcelona ka kontaktuar Allegrin për ta marrë drejtimin e Katalanasve, pasiqë Xavi refuzoi ofertën për tu bërë trajner.

Mbetet ta shohim se kush do të jetë trajneri i ri i Barcelonës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here