Milani heq dorë nga Hart, vendos për Asmir Begovic

Portieri i Burnleyt, Joe Hart, ka qenë njëri prej kandidatëve për ta zëvendësuar Pepe Reinan te skuadra italiane, Milan.

Mirëpo, Rossonerët kanë hequr dorë nga portieri anglez dhe kanë vendosur ta transferojnë boshnjakun Asmir Begovic, i cili është pjesë e Bournemouthit.

Reina do të kalojë te Aston Villa, ku do të luajë deri në fund të sezonit aktual, prandaj klubi italian është në kërkim të zëvendësuesit të tij.

Është raportuar se ish-portieri i Chelseat, Begovic, është shumë pranë që ta kompletojë transferimin ën San Siro.

Sipas The Sun, Hart ka qenë opsioni kryesor për ta zëvendësuar përkohësisht Reinan, por Milani vendosi ta tërheqë interesimin për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here