Bombë nga Gjermania: Juventus transferon Neuerin

Një Manuel Neuer jo me fanellën e Bajer nit është për momentin e pabesueshme.

Që nga 2011-ta portieri gjerman mbron portën e kampionëve të Gjermanisë, por kontrata e tij skadon në 2021-shin dhe për momentin nuk është parë asnjë shenjë për ta rinovuar atë.

Pas blerjes së portierit të Schalkes, Alexander Nubel në verë, shanset që Neuer të largohet janë shtuar. Agjenti i portierit të talentuar u shpreh dje se klienti i tij ka marrë OK nga bavarezët se do të jetë protagonist në sezonin e ardhshëm, ndryshe nga ç’pretendojnë njerëzit.

Në këtë moment të paqartë në Munich, Juventusi është gati të përfitojë. Sipas France Football dhe Bild, kapiteni i kombëtares gjermane dhe i Bayernit mund të nisë kontaktet me kampionët e Italisë. Neuer do të zëvendësonte kështu portierin aktual Wojciech Szczesny, i cili mbron portën e bardhezinjve.

Gjithsesi, shanset që Neuer të largohet në verë nga Munichu janë minimale. 33-vjeçari u shpreh një intervistë për Kicker se nuk e mendon largimin nga Bayerni. “Për momentin nuk më shkon në mendje një largim nga Munichu, por këtij zanati nuk i dihet kurrë. Ndoshta një ditë mund të mendoj ndryshe”, tha Neuer.

Kampioni i botës me Gjermaninë në Botërorin e Brazilit ka marrë garancinë e drejtorit sportiv, Hasan Salihamixhiç, se do të mbetet numri 1 në portë edhe pas ardhjes së Nybelit në verë.

Merkatoja e verës do të jetë pa dyshim e nxehtë në aksin Torino-Munich. Tani topi do t’u kalojë drejtuesve të Bayernit për të nisur sa më shpejt bisedimet për të rinovuar me kapitenin e tyre, në mënyrë që të mos e humbasin atë. Kujtojmë se vlera e Manuel Neuerit në Transfermarkt është 18 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here