Zyrtare: Amir Rrahmani lojtar i Napolit

Amir Rrahmani është zyrtarisht lojtar i Napolit, ku klubi i njohur i Serie A ka njoftuar përmes një komunikate.

Lojtari shqiptar i kreu gjatë javës së shkuar testet mjekësore, ndërsa tek sot ka ardhur zyrtarizimi i marrëveshjes, mes Napolit dhe Hellas Veronës.

“SSC Napoli njofton se ka nënshkruar me Amir Rrahmani nga Hellas Verona”.

“Klubi është pajtuar që ta huazojë mbrojtësin kosovar te Hellas Verona deri më 30 qershor 2020”, thuhet në komunikatën e klubit.

Napoli nuk ka publikuar shifra të transferimit, por mësohet se ata do të paguajnë diku rreth 14 milionë euro dhe bonuse.

Rrahmani deri më tani i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet me Veronën nën drejtimin e Ivan Juric.

Ai ishte blerë nga Dinamo Zagreb  për vetëm 2 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here