Bombë nga Spanja: Marcelo transferohet në Serie A!

Marcelo po has jo pak vështirësi te Reali i Madridit ku minutazhi i tij sa vjen e zvogëlohet.

Sipas portalit iberik Fichajes.net, as prova si mbrojtës qendre krah Varanit nuk i shërbeu brazilianit që në takimin e fundit, pa Ramosin, madrilenët kishin pikërisht kaçurrelsin si pikë të dobët në prapavijë.

Edhe goli i Sevillas erdhi nga një hutim i 31-vjeçarit, i cili e detyroi Varanen të linte pozicion për të mbuluar boshllëqet e kolegut.

Në fund të sezonit do të kthehet në bazë Regijon (i huazuar te Sevilla) teksa Mendy është shndërruar në pronar të atij që dikur ishte vendi i Marcelos. Në këto kushte braziliani mund të largohet pa pengje, teksa Ronaldo ka kohë që mezi e pret t’i bashkohet te Juventusi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here