Derbi në merkato: Milan dhe Roma në garë për sulmuesin shqiptar

Lëndimi i Nicolò Zaniolo ka krijuar probleme te Roma. Sezoni i talentit të datëlindjes 1999 tashmë ka përfunduar, pasi këputi ligamentin e kryqëzuar të gjurit kundër Juventusit.

Për pasojë, kryeqytetasit kanë hyrë në merkato për të gjetur një zëvendësues. Ra poshtë shkëmbimi me Spinazzola-Politano. Ky i fundit u kthye dje në kryeqytet, por sot është sërish në Milano. Si alternativë, siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, gjithnjë shihet Adnan Januzaj i Real Sociedad.

Shqiptari i Belgjikës pret një përgjigje nga verdhekuqtë brenda 48 orëve të ardhshme, pasi ka shprehur gatishmërinë për transferim në kryeqytetin italian. Klubi spanjoll kërkon rreth 15 milionë euro, ndërsa Petrachi do të dëshironte ta huazonte me të drejtën e blerjes përfundimtare. Sidoqoftë, Roma nuk është e vetmja skuadër e Serie A, që e ndjek Januzaj me vëmendje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here