Milan apo RB Leipzig? – Dani Olmo vendos se ku do ta vazhdojë karrierën e tij

Sipas informacioneve të fundit ylli i Dinamo Zagreb, Dani Olmo ka vendosur që të transferohet te RB Leipzig edhe pse e kërkon Milani.

Siç raportojnë mediat kroate, RB Leipzig i ka ofruar Dinamos 16 milionë euro për Olmon dhe bonuse të tjera.

Dinamo Zagreb do të përfitojë gjithashtu 2 milionë euro saherë që RB Leipzig kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Marrëveshja mund të shkojë deri në 30 milionë euro duke përfshirë bonuset. Olmo dëshiron transferimin te RB Leipzig, pasiqë dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe pëlqen trajnerin Julian Naglesmann.

Deri në fund të javës pritet që Olmo të bëj zgjedhjen e tij përfundimtare.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here